Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Fier, pasi u kapën duke kultivuar kanabis. Gjatë kontrolleve në banesën e të arrestuarve, në fshatin Mbyet, policia gjeti 90 doza të gatshme kanabisi, si dhe 40 bime narkotike. Gjithashtu policia gjeti edhe një armë gjahu, e cila u sekuestrua së bashku me lëndën narktotike.

 

Gjatë operacionit “Connections” u arrestuan Ilir Hoxha dhe Geraldo Hoxha.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *