Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Golem në Shkodër.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata, bëjnë me dije se shkak i plagosjes është bërë një sherr mes dy personave.

Lexo edhe :

Related Posts

Të njëjtat burime konfirmojnë se është identifikuar autori i plagosjes i cili është Mario Kroni.

Ai ka qëlluar nga një furgon i bardhë i cili ka qenë në lëvizje.

Ndërkohë i plagosuri Renaldo Kola ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *