Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Devoll ku dy persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës, bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pasi drejtuesi i një mjeti tip “ML”,  shtetasi me iniciale O.B, 47 vjeç, ishte në gjendje të dehur dhe si pasojë ka aksidentuar tre kalimtarët në rrugë.

Shtetaset Anjeza Goni, 32 vjeçe dhe Valmira Çuko, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë kanë ndërruar jetë menjëherë ndërsa fëmija, ende i paidentifikuar, është dërguar për trajtim më të specializuar mjekësor në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet  O.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Bilisht ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. Policia po vazhdon hetimet mbi shkaqet e rethanat e këtij aksidenti të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *