E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Emrat e 3 të dënuarve për vjedhje e drogë që duhet të deklarojnë pasurinë, mes tyre një grua

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar këtë të premte në Vlorë, Elbasan dhe Sarandë, ku iu ka dërguar formularin e vetëdeklarimit për burimin e pasurisë.

Psurinë duhet ta justifikojnë për 48 orë Klaudjos Dervishi, Myftar Dervishi dhe Zamira Gjongeci, të dënuar apo akuzuar për krime të rënda apo të organizuara.

Klaudjos Dervishi, banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të gupit të strukturuar kriminal”;

Myftar Dervishi, banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me Klaudjon, e si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020;

Reklamë

Zamira Gjongeci, banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë