Subscribe

Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi.Tjetërsimi i një shpërfaqje toke prej 68 mijë m2 në bregdetin Durrësit ka cuar në pranga 20 zyrtare aktuale dhe ish- punonjës ,  ndërkohë që 3 të tjerë janë ende  në kërkim. Dy prej tyre jane vene ne pranga gjate kohes qe policia kishte dale ne konference shtypi.

 

Te arrestuarit kanë falsifikuar dokumentet duke ua dhënë pronën me pa të drejtë personave të tjetër që nuk u takonte.

 

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej  68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

 

Por pjesë e këtij aktiviteti kriminal janë edhe persona të tjetër që nuk punojnë më në kadastrën e Durrësit. Përmes këtyre zyratrëve ata shfrytëzonin të dhënat për falsifikimin e dokumenetave.

 

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të  ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të  Zyrës së  Regjistrimit të  Pasurisë së Paluajtshme  Durrës, të  cilët  duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha  kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018.

 

Sipas policisë vijojnë hetimet për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të  shperdomimit të detyrës  cka ka sjelle epr pasoje edhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore. Uniformat blu gjeten dhe sekuestruan shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

 

Për këtë ngjarje ish-drejtori i Kadastrës, Durrës Liridon Pula u arrestua dhe u lirua nga gjykata e Apelit më 18 tetor me masën detyrim paraqitje.

.

 

Te arrestuar:

 

•        Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

•        Gjon Bushi, 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Bledar Zerba, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

 

Te tjere te arrestuar:

 

•        Malvina Decka,  34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

 

•        R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

 

•        M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Rovin Zeqja., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

•        Dorian Kollaj, 36 vjeç,  ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Enver SHima, 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Latif Mullai,  68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Ledi Bushi,  35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

•        Gjon Prroja ,  59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        Gjon Bushi, 57 vjeç,  përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        Albert Doda, 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

•        Leke Ndoj, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

 

 

Te tjere persona ne pranga,  Ledi Bushi, Gjon Bushi, Anila Çunaj dhe Shaqir Aruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *