E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRAT/ Drogë me postë SHBA – Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, ka goditur dy raste të reja të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim shpërndarjen e tyre në kryeqytet. Brenda 24 orëve të fundit, janë sekuestruar 3 pako me gjithsej 7.7 kilogramë Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC.

Gjatë operacionit “Dërgesa 1”, është arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar në Elbasan, i identifikuar si Rakip Hoxha, i cili po merrte në një degë postare dy pako me rreth 4 kilogramë kanabis. Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Dërgesa 2”, është shpallur në kërkim 21-vjeçari Flavio Islamaj., i dyshuar për marrjen e një pakoje tjetër me rreth 3.7 kilogramë kanabis në një zyrë postare në Vorë.

Reklamë

Policia vijon hetimet për të kapur të riun në kërkim dhe për të identifikuar personat e tjerë që dyshohet se kanë porositur dhe organizuar trafikun e lëndës narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj jave janë goditur gjithsej pesë raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA, duke çuar në sekuestrimin e rreth 10 kilogramëve drogë me përqindje të lartë THC dhe identifikimin e 8 personave të përfshirë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë