Pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin për pezullimin nga detyra të katër punonjësve të policisë rrugore.
Efektivet Artan Selami, Myftar Dauti, Adem Qevani dhe Karafil Guce janë pezulluar pasi, sipas hetimeve, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës kanë kryer shkelje të rënda, duke favorizuar apo ndëshkuar në mënyrë selektive drejtues automjetesh, në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ligjin në fuqi.
AMP bën me dije se veprimet ose mosveprimet e efektivëve kanë ndikuar në deformimin e zbatimit të ligjit dhe janë objekt hetimi të mëtejshëm. Procedurat ndaj tyre janë në vijim.
/vizionplus.tv





