E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Video · Kronikë

Emiljano Shullazi në izolim total/ Futen në regjimin 41 Bis edhe shokët e tij në burg

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja janë të parët persona të dënuar që do të izolohen në regjimin 41Bis.

Reklamë

Kete te shtune është bërë i mundur transferimi i tyre në qelitë e izoluara. Bashkë me Shullazin do të izolohet edhe banda e tij, ndërkohë mësohet se edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla do të provojnë këtë forme te re te vuajtjes se denimit.

Të gjithë këta persona kanë lënë qelinë e tyre të zakonshme për të kaluar në  41 Bis, qeli me rregulla izolimi dhe strikte.

Reklamë

Në fakt, ligji për këtë lloj regjimi, i njohur ndryshe si 41 Bis, është përshtatur nga Italia dhe ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2019.  Zbatimi i tij është vonuar për shkak të mungesës së SPAK.

Regjimi 41 Bis parashikon një izolim prej një viti në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë dhe të burgosurit nuk do të kenë mundësi për takime me asnjw person.

Për momentin 313-ta në Tiranë dhe burgu i Peqinit janë të pajisur me këto dhoma izolimi.

Më shumë video

Reklamë