Subscribe

Dosja Shullazi vijon me ballafaqimin e dëshmive. Noterja ne zyrën e te cilës u firmos kontrata e dhurimit te 30% te ish-hotel Vollgës ne Durrës ka rrezuar dëshmitarin e mbrojtur te prokurorisë Ylvi Beqaj ne procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtareve te tjerë te bandës se tij. Gjate përballjes me Ylvi Beqajn, noterja Aida Spahiu tha para Gjykatës se nuk kishte pare qe biznesmeni te kërcënohej për te firmosur kontratën ashtu siç ai ka pretenduar me herët. Gjithçka sipas saj u be me vullnetin e plote te palëve. Te njëjtin qëndrim mbajti Spahiu edhe ne ballafaqimin me ish badigardin e biznesmenit Besnik Musai për te cilin tha se nuk e kishte pare asnjëherë me pare.

 

Por gjate seancës se kësaj te mërkure ne Gjykatën e Krimeve te Rënda i akuzuari Emiljnao Shullazi ka debatuar edhe me përfaqësusit e organit te akuzës. Ai iu drejtua prokuroreve te çështjes duke thënë se ka regjistrim qe tregojnë se si i porosisin dëshmitarët për atë qe duhet te thonë.

 

Ndërkohë Gjykata rrezoi kërkesën e te pandehurve bere nëpërmjet avokateve te tyre për ndryshimin e masës se sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *