Subscribe

Shishe, gota e karrige të thyera. Këto janë pamjet në një klub nate në Dhërmi pak minuta pas konfliktit mes një grupi të rinjsh që përfundoi me të shtëna armësh mbrëmjen e së shtunës.

 

Ka mjaftuar vetëm pak minuta sherr që gjithçka brenda në lokal të kthehej përmbys.

 

Mes frikës dhe panikut klientët janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

 

Policia bëri të ditur se protagonist i ngjarjes u bë 23 vjecari nga Tirana Emiljano Nina. Ai është përplasur me disa të rinj të tjerë në kohën kur lokali ishte i mbipopulluar. Konflikti fizik shumë shpejt degjeneroi në thyerjen e shisheve e më pas i riu ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar disa herë në ajër.

 

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati presona të plagosur, por paniku ne lokal ishte i madh.

 

Forcat e rendit prangosen të riun dhe i sekuestruan edhe pistoletën me dy fishekë që ai tentoi ta fshihte.

 

Emiljano Nina akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *