Psikologia Arjana Muça është përplasur në studion e ‘Quo Vadis’ me sekretaren e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi në lidhje me çështjen e emigracionit.

 

 

Teksa flitej për shifrat e azilkërkuesve nga shqipëria në vendet e huaja, Muçi i ka kërkuar Kërpaçit të mos shqetësohet për këtë temë pasi kjo e fundit ka qenë në qeverisje dhe nuk e ka marrë parasysh problematikën e emigracionit.

 

 

Muçi tha se problem i largimit të të roinjve nga vendi nuk ka lindur sot por është një fenomen që ka ndodhur ndër vite dhe vijon ende.

 

 

“Ju nuk duhet fare të shqetësoheni sepose keni pas disa pozita që nuk iu lejojnë të flisni në këtë formë. Juve keni pasur mundësi të bëni dicka sepse keni qenë në qeverisje. Ky fakt shqetësues i emigracionit nuk ka lindur sot, ka vite e pikërisht sepse problematikat nuk lindin sot për sot. E nëse ti nuk merr parasysh nje problematikë për ta frenuar ajo sa të vijë do të thellëhohet më shumë.

Për sa i takon shifrave jam dakort, por problemet nga një vend në tjetrin nuk janë njësoj. Sidomos prblemet social-ekonomike, janë politikbërësit e çdo vendi që gjithmionë përpiqen të ndërhyjnë atje ku janë pikat e dobëta të një populli. Në vendin tonë unë mendoj që nga lart vijnë të gjitha këto problemet që ne flasim. Ikja e të rinjve sjell moshimin e shoqërisë, ne kërkojmë të rriten pensionet, po me çfarë do të rriten pensionet nëse unë dhe pjesa e të rinjve të shoqërisë duhet të kontribuojnë që të ritet? Për aq kohë sa ne nuk i kemi këta të rinj do të mbetemi në vend numëro me të moshuarit.”– tha psikologia Muçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *