Nuk janë të pakta rastet kur rruga nacionale Kapshtice-Qafe-Thane, veçanërisht gjatë verës, kthehet në një burim aksidentesh. Degëzimet e kryqëzimet e shumta, si dhe fluksi i madh i mjeteve qe lëvizin në këtë aks janë shkaqet kryesore. Por edhe kthimi i emigranteve ndikon ne rritjen e aksidenteve.

 

Për këtë arsye, policia ka shtuar patrullat, pjesa më e madhe e te cilave janë në lëvizje. Petrika Meçi, emigrant prej 20 vitesh tregon ndryshimin mes rrugëve ne Greqi dhe Shqipëri. Meçi se ne Greqi nuk mund të korruptosh asnjë polic, siç ndodh rëndom në Shqipëri.

 

Ndërsa Krenar Koçibelli që prej dy dekadash vitesh punon si shofer taksie, shprehet se aksidentet qe shkaktohen nga emigrantet ne vendin tone vijnë për shume arsye. Gjatë muajve janar-qershor burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të policia thonë se në qarkun e Korçës janë shënuar 40 aksidente,15 prej te cilave nga shqiptar te cilët jetojnë në Greqi. 7 me pasoje vdekje. Ndërsa 11 persona kane mbetur të plagosur rende e 42 te tjerë te lënduar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *