Meksika duket së fundmi po punon për të marrë masa për ndalimin e imigrimin ilegal sipas një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump në muajin qershor.

 

Në këtë marrëveshje parashikohet që të zvogëlohet numri i emigrantëve nga Amerika Qendore që udhëtojnë përmes Meksikës drejt kufirit amerikan. Sipas këtij dokumenti, i cila sipas qeverisë meksikane skadon të enjten, Meksika është zotuar për të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme migrimin drejt SHBA-së, në mënyrë që t’iu shmanget tarifave amerikane në eksportet meksikane.

 

“Meksika do të ofrojë detaje për statusin e marrëveshjes të premten para takimit mes zyrtarëve meksikanë dhe atyre amerikanë, që do të mbahet më 10 shtator në Uashington”, ka thënë presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, në një konferencë për media.

 

Ndërkohë nga ana e tij Trump ka përshëndetuar qeverinë meksikane për ndalje të valës së migrimit prej kur është arritur marrëveshja.

 

“Unë dua të falënderoj Meksikën, qeverinë meksikane, presidentin e tyre të mrekullueshëm që na ka ndihmuar neve”.

 

Gjithashtu qeveria e Meksikës ka thënë se është duke plotësuar të gjithë kërkesat amerikane për të zvogëluar migrimin.

 

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka ndarë 3.6 miliardë dollarë nga fondet e Pentagonit, të cilat do të dërgohen për të ndihmuar murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

 

Ligjvënësit amerikanë kanë thënë përmes një shkrese se të hollat do të ndahen për ndërtimtari, andaj 127 projekte ushtarake do të jenë në pritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *