Fluks në piken e kalimit kufitar në Kapshticë.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24  orëve të fundit nga Greqia në drejtim të vendit tonë kanë hyrë 7475 shtetas ndërkohë që  kanë dalë nga kjo pikë kufitare drejt Greqisë 3686, duke regjistruar kështu numrin më të madh të hyrje dalje gjatë dy viteve të fundit.

 

Fluks në hyrje dalje bëjnë me dije të njëjtat burime ka pasur edhe gjatë ditës së sotme. Për të përballuar situaten e krijuar nga ana shqiptare është shtuar numri i sportele duke punuar me katër në hyrje e tre në dalje.

 

Autoritetet tona kufitare i kanë kërkuar shtim të sportele edhe palës greke të cilët mësohet se punojnë me pesë sportele. Edhe në pikën kufitare në Qafë Thanë ka pasur fluks lëvizjesh në hyrje dalje. Zyrtarisht është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut kanë hyrë 4707 dhe kanë dalë 3285 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.