E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Emigrantët ankohen për çmimet: Pushimet në atdhe këtë verë kushtuan më shumë

Dhjetëditëshi i fundit i muajit gusht shënon çdo vit kthimin e pushuesve dhe emigrantëve shqiptarë nga porti i Vlorës drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, kryesisht Italia dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Edhe këtë sezon veror, tabloja është e njëjtë: mijëra persona nisen pas javëve të kaluara në Shqipëri pranë familjes dhe miqve.

Shumica e qytetarëve thonë se pushimet në vendlindje gjithnjë kanë një emocion të veçantë, por shqetësim i përbashkët mbetet rritja e çmimeve, sidomos në sektorin e akomodimit dhe ushqimit.

Sipas tyre, ky shtrenjtim është ndjerë dukshëm gjatë sezonit të këtij viti, duke i bërë shpenzimet më të larta se vitet e kaluara.

Reklamë

Pavarësisht kritikave, Vlora mbetet një nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët e diasporës.

Rikthimi në fund të gushtit është kthyer tashmë në një ritual, duke sjellë gjallëri jo vetëm në port, por edhe në jetën ekonomike e shoqërore të qytetit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë