Subscribe

Largimi i fuqisë punëtore, kryesisht asaj të kualifikuar, mund të kthehet në një shqetësim serioz për rritjen ekonomike.

 

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, duke ju referuar raportit të tranzicionit publikuar nga BERZH, nënvizoi se konfliktet dhe tensionet gjeopolitike sjellin ndryshime strukturore, një prej të cilave është emigracioni.

 

“Këto konflikte shoqërohen me rritje të emigracionit, me pasoja afatgjata si për vendet pritëse dhe për ato të origjinës. Si një vend me histori të pasur emigracioni, Shqipëria ka përjetuar si anët pozitive ashtu edhe ato negative të tij. Nga njëra anë, ky fenomen ka gjeneruar flukse hyrëse valutore dhe rritje të përgjithshme të dijeve e të ekspertizës, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Nga ana tjetër, ai pakëson forcën e punës – sidomos në segmentet më të kualifikuara të saj – dhe dëmton perspektivat e rritjes afatgjatë. Për këtë arsye, mendoj se nevojitet një koordinim më i mirë në nivel ndërkombëtar, për t’u kujdesur që përfitimet e ardhura nga emigrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve, të ndahen në mënyrë sa më të drejtë midis vendeve”, u shpreh Sejko.

 

Raporti i bankës europaine për rindërtim dhe zhvillim e vë theksin te reforma fiskale si dhe nevoja për një formalizim të plotë të ekonomisë, pasi krijon mundësi për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

 

“Kjo reformë do të krijonte më shumë hapësira politike dhe do të përmirsonte qëndrushmërinë afatgjatë. Sipas raportit strategjia fiskale afatmesme duhet të mobilizojë të ardhurat dhe të krjojë hapësira për të mbështetur më shumë me politika sociale. Si dhe do të reduktojë reduktojë cash-in në ekonomi. Në termat e qëndrushmerisë duhet të meren parasysh edhe rreziqet fiskale që vijnë nga kontratat me partneritet publik privatë”, u shpreh Christoph Denk drejtor në bankën BERZH

 

Banka nënvizon se diversifikimi i burimeve të energjisë duhet të jetë një nga çështjet kryesore të vitit aktual, pasi diversifikimi do të sjellë një siguri më të madhe në furnizimin me energji të popullatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *