Themeluesja e Syndorm Down Albania, Emanuela Pepkola ka rrëfyer në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, merakun e saj që ka për djalin, Arbin.
Emanuela tha se meraku i saj është që Arbi një ditë të mund të jetë edhe më autonom dhe i pavarur nga ajo. Emanulea ka treguar se aktualisht Arbi aktivizohet me një skuadër futbolli të fëmijëve më aftësi ndryshe në Vjenë dhe se i pëlqen shumë të punojë.
“Arbi, të punohet akoma më shumë për autonominë e tij. Ai ka qef të punojë ose si kamarier, ose te kasa, pasi ka qef ato pip pipet aty. Unë i them e di që aty duhet të mësojmë lekët, edhe më thotë i kthen makina. Edhe te pjesa e kalkulimeve kjo është sfiduese, njohja e parasë, apo matja e kohës. Këto janë koncepte për sindromën down që nuk janë të lehta. Por absolutisht që mund të jetojë një jetë të pavarur apo gjysëm të pavarur në disa struktura të caktuara. Ju njihni Gersin ai është goxha i pavarur. Ajo që nuk po bëjmë dot me Arbin sidomos në emigracion, duke qenë se jemi vetëm, nuk kemi shumë kohë fizike. Mirë po ai shkon në futboll, dhe luan me ekipin e fëmijëve me aftësi të veçanta”, u shpreh Emanuela Pepkola./vizionplus.tv





