E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Elvis Rroshi kërkon gjykim të shkurtuar

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pranoi akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe kërkoi gjykim të shkurtuar. Kjo kërkese e bere nga mbrojtja, u pranua nga organi i akuzës, ndërsa ne seancën e radhës priten konkluzionet e Prokurorisë. Ish-kryetari i bashkisë se Kavajës u shkarkua nga detyra, pas akuzave se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

 

Elvis Rroshi nuk kishte deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitin 1995 në Itali. Po ashtu, ai nuk kishte deklaruar se ishte dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran. Gjithashtu Rroshi nuk kishte deklaruar se ishte arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të gjykatës së shtetit të Zyrihut dhe ishte dëbuar sërish.  Akuza ndaj Rroshit parashikon dënimin me burg nga 6 muaj deri ne 4 vite burg.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë