Elvana Gjata prej kohësh ja beson pamjen e saj një nga artisteve më të njohura të ‘make up’-it në Kosovë dhe Shqipëri, Sellma Kasumoviq.

 

Tashmë ajo ka arritur të njoh shijet e Elvanës dhe në çdo dalje publike apo videoklip nxjerr më të mirën e saj në pah. Duke parë nga puna e Sellmës, duket se dhe Elvana ka mësuar disa teknika dhe sekrete të ‘make up’-it. Si e ftuar në dasmën e Ledionit dhe Sarës, këngëtarja ka realizuar në perfeksion ‘make up’-in e saj.

 

Madje dhe vetë Sellma ka mbetur e shokuar nga puna e Elvanës dhe e ka cilësuar si një nga “studentet” e saj më të mira. Ashtu si çdo herë tjetër, ajo kishte zgjedhur të bënte një ‘make up’ sa më të thjeshtë, gati-gati natyral.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *