E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Elvana feston ditëlindjen e 32-të, por kujton me nostalgji…

Ditëlindja e 31-të e artistes Elvana Gjata do të ishte një festë sa për miqtë e ngushtë edhe për publikun e gjerë!

 

Këngëtarja vendosi të organizonte një koncert përballë një publiku prej 100 personash e më pas këtë të fundit do e transmetonte pjesë pjesë në rrjetet e saj sociale dhe platformat e ndryshme online.

 

Reklamë

E në ditëlindjen e 32-të Elvana bëhet nostalgjike për atë kohë e riposton në Instagram një video-kolazh tek këndon disa prej këngëve të albumit “3”, të cilat u pëlqye pa masë dhe mbeten gjatë në kujtesën tonë.

 

“Si sot një vit më parë. Gëzuar ditëlindjen “3”! Faleminderit Pirro për muzikën që më dhurove e që nuk të shteron kurrë! Faleminderit Darko për punën e shkëlqyer në këtë projekt!”- shkruan krah videos Elvana Gjata.

 

Po ashtu në Instastory-in e saj, Gjata ka publikuar disa video, prapaskenat e krijimit të këngëve, ku shfaqet së bashku me kantautorin e njohur Pirron, me të cilin bashkëpunoi për të sjellë këtë album.

 

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja u kthye pas shumë kohe mungesë në rrjetet sociale duke treguar se periudha pas ngjarjes në ish-Bllok kishte qenë një nga më të vështirat për të.

 

Megjithatë miqtë e saj të ngushtë, kolgetët e fansat iu gjendën pranë duke i dhënë të gjithë mbështetjen./ TRING

 

https://www.instagram.com/p/BtbPLcPIr5r/?utm_source=ig_web_copy_link

Vazhdo të lexosh

Reklamë