Kantautori britanik Elton John nuk ka pasur marrëdhënie të mira me nënën e tij dhe gjërat kanë shkuar deri aty sa ai sot ndihet i lumtur që fëmijët e tij nuk e kanë njohur gjyshen e tyre.

Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë intervistës më të fundit për “CBS Sunday Morning” ku theksoi se ishte i lumtur që e ëma nuk i kishte takuar fëmijët që ai ka me David Furnish.

“Ajo nuk e pëlqeu kurrë Davidin. Ajo nuk pëlqente asnjë. Nuk kërkoi asnjëherë t’i njihte fëmijët. Por jam i lumtur që ata nuk e njohën atë, sepse ajo do t’i kritikonte siç më ka kritikuar mua. Ajo ishte sociopate”,-ka thënë John gjatë intervistës.

Më pas ai tregoi se ishte pajtuar më të ëmën përpara se të ndërronte jetë, por në fakt asgjë nuk kishte ndryshuar në marrëdhënien mes tyre. Për të ai ka shkruar edhe në librin autobiografik “Me” i cili pritet të dalë në botim më 15 tetor./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *