Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
14 July 2025
Vizion fokus

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë me 12...

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë...

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1...

Kujdes, jeni në verifikim për kontratën e energjisë

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së...

VIDEO/ Alarm në aeroportin e Southend në Angli, avioni...

Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me...

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam...

Elon Musk “sfidon” Donald Trump, krijon “Partinë Amerikane”

6 Korrik 09:49

Elon Musk thotë se po themelon një parti të re politike, disa javë pas përplasjes së tij publike me presidetin Donald Trump, raporton BBC. 

Miliarderi njoftoi në platformën e tij të mediave sociale X se kishte krijuar “Partinë Amerikane”, duke sfiduar sistemin tradicional me dy parti.

Megjithatë, është e paqartë nëse partia është regjistruar zyrtarisht tek autoritetet zgjedhore të SHBA-së.

Musk, i cili nuk ka lindur në SHBA, nuk është i kualifikuar për të kandiduar për president të Amerikës. Ai nuk ka bërë me dije se kush do ta udhëheqë partinë e re.

Miliarderi e ngriti për herë të parë mundësinë e formimit të një partie gjatë përplasjes së tij publike me Trumpin.

Gjatë debatit, Musk postoi një sondazh në X duke i pyetur përdoruesit nëse duhet të ketë një parti të re politike në SHBA.

Duke iu referuar atij sondazhi në postimin e tij të shtunën, Musk shkroi: “Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me shpërdorim dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci.

“Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju rikthyer lirinë tuaj.”

Deri të shtunën, Komisioni Federal Zgjedhor nuk kishte publikuar dokumente që tregonin se partia ishte regjistruar zyrtarisht.

Edhe pse ka pasur aktorë të profilit të lartë jashtë sistemit tradicional dypartiak në politikën amerikane, ka qenë e vështirë për ta të fitojnë popullaritet mjaftueshëm të fortë në të gjithë vendin sa të përbëjnë një kërcënim të vërtetë.

Musk gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet presidenciale ishte një mbështetës kryesor i Trump.

Ai ishte gjithashtu mbështetësi kryesor financiar i Trump: Musk shpenzoi 250 milionë dollarë (187 milionë paund) për ta ndihmuar atë të rifitonte mandatin e Presidentit.

Pas zgjedhjeve, ai u emërua për të drejtuar të ashtuquajturin Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), i cili ishte ngarkuar me identifikimin e shkurtimeve të rëndësishme në buxhetin federal.

Përplasjet e tij me Trump filluan kur ai u largua nga administrata në maj dhe kritikoi publikisht planet e Trump për taksat dhe shpenzimet./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Donald Trump Elon Musk

Nga e njëjta kategori

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

më shumë...

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë me 12 milionë predha artilerie

më shumë...

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane

më shumë...

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1 milion euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:26

Kur është koha ideale për të pirë...

10:05

Vendet e Ballkanit mbështesin anëtarësimin e Ukrainës...

9:26

Koreja e Jugut: Veriu ka furnizuar Rusinë...

8:55

Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë...

8:49

“Patos-Marinza, një pallat me 48 kate naftë”

8:26

Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me...

8:06

Kujdes, jeni në verifikim për kontratën e...

7:55

Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e...

7:44

Zjarr në fshatin Drenovë, era e fortë...

7:32

VIDEO/ Alarm në aeroportin e Southend në...

7:06

Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do...

6:07

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave, Policia...

5:57

Kurti takon zyrtarin e DASH: SHBA-të mbeten...

5:36

Zjarr masiv në kodrat e Karinës, flakët...

5:31

Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën...

5:19

Interes për vendvarrimet prehistorike, arkeologët e huaj...

4:57

Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet...

4:38

Ursula von der Leyen për tarifat e...

4:31

Pas afatit dyjavor, Rama thërret nesër në...

4:15

Sulm ajror izraelit në Gazë, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Arratisje spektakolare në Francë, 20-vjeçari del nga burgu i...
  • “Kuvendi i Thethit”, banorët këmbëkryq pranë kis...
  • Sulm me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori dhe i plago...
  • Skema e mashtrimit, drejtuesit e “Bankers” me pagë 1 milion...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services