Kompania e implanteve të trurit, Neuralink, themeluar nga Elon Musk ka marrë dritën jeshile nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për të filluar provat e para klinike njerëzore.

“Vendimi i FDA përfaqëson një hap të parë të rëndësishëm që një ditë do të lejojë teknologjinë tonë të ndihmojë shumë njerëz,” tha kompania Neuralink në një postim në Twitter.

Neuralink është duke projektuar një çip që do të implantohet në trurin e njeriut për të mundësuar komunikimin me kompjuterët përmes mendimit.

Ky çip pritet mbi të gjitha të ndihmojë të paralizuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje neurologjike.

 

Kjo shpikje mund të përdoret për t’u implantuar te njerëzit që dëshirojnë të shpenzojnë mijëra dollarë për ta bërë trurin e tyre më të fuqishëm.

Për Musk, i cili themeloi Neuralink në 2016, çipi i implantuar te njerëzit mund të lejojë njerëzimin të arrijë bashkëjetesën me inteligjencën artificiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *