E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Elizabeth përcillet sot në banesën e fundit, mbi 10 mijë forca policore në gatishmëri

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

 

Mëngjesin e së hënës, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike niset për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli do të dërgohet në Kishën e Uestminsterit, ku do të mbahet një shërbesë fetare në të cilin do të marrin pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.

 

Reklamë

Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.

 

Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022.

Vazhdo të lexosh

Reklamë