Shqipëria hakmerret ndaj Izraelit dhe rimerr vendin e trete ne Grupin G. Ne Haifa fitore mbresëlënëse e kuqezinjve 3-0 duke u ngjitur ne kuotën e 9 pikëve, po aq sa Izraeli, por duke i parakaluar fale edhe golavarazhit me te mire. Ne një sfide ku hakmarrja ishte përziere me dëshirën per te triumfuar, skuadra e De Biasit u pozicionua mjaft mire ne fushe dhe arriti te thyente mbrojtjen kundërshtare duke fituar çdo dyluftim me topin.

 

Dhe goli nuk vonoi te vinte kur ne minutën e 22 Armando Sadiku me nje gjuajtje potente arriti te mposhte portierin goresh. Vendasit te pafuqishëm per t’u kundërpërgjigjur ndërkohë qe nje minute nga përfundimi i pjesës se pare përsëri Sadiku, heroi i Shqipërisë ne kete mbrëmje ne nje distance me te largët, por me te njëjtin gjuajtje, çoi përsëri per here te dyte topin ne rrjete.

 

Moment i vetëm per te zotet e shtëpisë ishte shtylla e Sahar, por pa i zbehur meritat kuqezinjve ne nje ndeshje perfekte dhe dominuese përgjatë gjithë takimit. Ne minutën e 71 pas një kombinimi Cikalleshi – Hysaj topi përfundoi ne zone drejt Memushaj, i cili shënoi golin e trete.

 

Te zotet e shtëpisë u munduan te shënonin golin e nderit, por Strakosha ishte ne nje mbrëmje fantastike duke e mbajtur portën e paprekur. Përfundimisht 0-3, Shqipëria i jep fund nje serie rezultatesh negative prej 5 takimesh pa fitore si dhe duke u hakmarrë ne mënyrën me te mire ne nje nga humbjet me turperuese ne historinë e këtij ekipi. Takimi i radhës ne grup është kundër Lihtenshteinit ne 2 shtator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *