E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Eliminatoret, Gjermania pa mëshirë

Fitorja e 6 ne kualifikueset e botërorit per Gjermaninë. Ne grupin C, kampionet e botes shpartalluan 7-0 San Marinon. Asnjë mëshire nga ana e pancerave per kundërshtarin, duke çuar plot 4 here topin ne rrjete vetëm gjate pjesës se pare me protagonist Draxler, Vagner dopiete dhe Younes. Me fillimin e te dytes shkodran Mustafi realizoi golin e peste ndërkohe qe 21 vjecari Julian Brandt gjeti golin e pare me kombëtaren ne minutën e 72. Ndërkohe qe per te vulosur kete ndeshje mendoi Vagner, duke shënuar edhe golin e 7-te, 5 minuta nga fundi. Ne renditjen e përgjithshme, skuadra e Joakim Low kryeson me pike te plota 18. Ne sfidën tjetër te ketij grupi Norvegjia nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 me republikën ceke, nje rezultat qe favorizon vendin e dyte, Irlandën e Veriut. Miqtë e mbyllen pjesën e pare ne avantazh fale golit te Selasi ne minutën e 36-te. Me fillimin e pjesës se dyte, nordiket arritën te barazonin shifrat fale nje penalltie te kthyer ne gol nga Soderlund, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te takimit. Polonia vazhdon rezultatet pozitive, duke arritur fitoren e peste ne grupin E, ketë here 3-1 ndaj Rumanisë. Heroi i vendasve Robert Levandovski autor i tre golave. Fillimisht sulmuesi zhbllokoi shifrat ne minutën e 29 nga pika e bardhe e penalltisë per te gjetur edhe dy here te tjera rrjetën ne pjesën e dyte. Goli i nderit per rumunet u shënua nga Stanku ne minutën e 77-te. Me ketë fitore Polonia mbajti vendin e pare ne grup ne kuotën e 16 pikëve, 6 me shume se Mali i Zi qe nga ana e tij shkatërroi Armeninë 4-1. Malazezet gjeten shpejt rrjetën me Fatos Beqiraj ne minutën e 2, ndërsa ne nje ndeshje te dominuar dyfishuan rezultatin ne minutën e 23 me Stefan Jovetic. Përballë nje reagimi te dobët te armeneve, asgjë nuk ndryshoi edhe ne pjesën e dyte me vendasit superiore te cilët gjeten edhe dy here te tjera rrjetën, përsëri me Stefan Jovetic përpara se kundërshtari te shënonte golin e nderit te shënonte golin e vetem, nje minute nga fundi me Koryan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë