Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira foli në konferencën e tretë vjetore “Upfront Initiative” lidhur me sfidat që ajo ka hasur në tregun muzikor grek për shkak të origjinës.
Këngëtarja me famë ndërkmbëtare e cila nisi karrierën e saj muzikore në Greqi foli për komentet raciste që ka dëgjuar për origjinën e saj shqiptarepor edhe komentet seksiste që ka marrë për shkak të veshjeve skenike që ajo zgjedh të veshë në koncerte.
Fureira tha se në fllimet e saj shumë dyer i janë mbyllur për asrye të prejardhjes së saj. Kujtojmë se ne vitet e saj të para në tregun muzikor Fureira ka fsheur origjinën shqiptare për shkak të racizmit në Greqi.
“Kudo që shkoja dëgjoja “hë more me vajzën shqiptare”. E gjithë kjo krijoi një demon brenda meje që e mbaja brenda dhe gjithmonë kisha një ankth, një gjë që nuk më linte të flija, të çlirohesha pa e kuptuar pse. Përderisa kjo rritet brenda teje, ti nuk e kupton se bëhet demon dhe po të ndjek. Prandaj kur vërtetova se nuk ka rëndësi se nga je, dhe se mund të pranohesh në shoqërinë greke si shqiptar, për mua ishte një çlirim. Gjithmonë jam ndjerë krenare, por kam qenë në ankth nëse do të më pranonin apo jo”, apo jo./vizionplus.tv/




