Pas performancës elektrizuese në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Erion Veliaj priti këngëtaren origjinë shqiptare, Eleni Foureira te cilës i dorëzoi “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë.
Erion Veliaj: “Çelësi i Tiranës’ është për njerëz shumë, shumë të veçantë, një mënyrë për të treguar se për miqtë tanë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura. Ti je pjesë e familjes tonë dhe ne jemi shumë krenarë për atë çka ti bën, jo vetëm si artiste e madhe, por njëkohësisht si njeri shumë i mirë”.
Këngëtarja Foureira u shpreh e lumtur për këtë vlerësim, ndërsa theksoi se ndihej krenare që ishte shqiptare.
Eleni Foureira: “Faleminderit shumë! Jam shumë e lumtur, pasi gjithmonë jam ndierë krenare për faktin e të qenit shqiptare dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që ndihem kështu. Shumë faleminderit për këtë. Gjyshja ime që ndodhet tani në Vlorë, do ndihet shumë e lumtur! Edhe unë jam shumë e lumtur që ju kam bërë krenarë dhe gjithmonë do mundohem t’ju bëj ju Greqinë dhe Qipron, të 3 vendet e mia, krenarë”
Ajo vlerësoi ndryshimin që ka pësuar Tirana, duke theksuar se i ka bërë shumë përshtypje bukuria dhe mikpritjen e kryeqytetit të shqiptarëve duke premtuar se do te rivijë ne Tirane sa here qe te ftohet.
Nga ana tjetër Kryebashkiaku Veliaj shprehu edhe solidaritetin e Tiranës me popullin grek për fatkeqësinë që përfshiu Athinën me zjarret dhe informoi Elenin me vendimin më të fundit të Këshillit Bashkiak, për t’i ofruar ndihmë financiare për tejkalimin e situatës.