Subscribe

Në fshatin Papër-Sollak, në Bashkinë e Elbasanit, banorët e kësaj zone përballen çdo ditë me vështirësitë qe sjell mungesa e infrastrukturës.

 

Përpos dëmtimit të rrugëve, janë mbi 40 familje që rrezikojnë çdo ditë, teksa detyrohen të kalojnë një përrua, i cili lidh rrugën kryesore me ato të fshatrave përreth.

 

 “Ne nuk kemi punë, duhet të kalojmë fëmijët këtu dy herë në ditë.

Shikoni si është , nuk i lëmë dot fëmijët të kalojnë vetëm”, thonë banorët.

 

Ky probleme përbën rrezik edhe për fëmijët, pasi ata nuk mund të kalojnë dot përroin pa praninë e prindërve.

 

“Ne nuk e kalojmë dot përroin vetë, detyrohen prindërit të na kalojnë gjithmonë.

Kur ka ndonjë herë shumë shi nuk shkojmë në shkollë fare, dhe kjo na la pas me mësime”, shprehen fëmijët.

 

Në bashkine e Elbasanit janë disa fshatra ku ka mungesë të theskuar investimesh në infrastrukturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *