E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Elbasan, PD: Votimi i 30 qershorit, maskaradë që nuk njeh kufij

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka falenderuar qytetarët për braktisjen masive që kanë bërë për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Përmes një konference për shtyp kryetari i PD-së Eugen Isai është shprehur se e diela do të fiksohet si një nga ditët më të zeza të demokracisë ku u tentua që të kthehet diktatura.

 

“Me qëndrimin tuaj qytetar dhe dinjitoz ju ndëshkuat rëndë marrëzinë e Edi Ramës për ta kthyer këtë vend në një regjim totalitar dhe të izoluar nga bota. Me vendimin tuaj, ju e turpëruat atë dhe e nxorët lakuriq duke e diskretituar jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. Me gjithë terrorin e ushtruar, presionet ndaj administratës, arsimtarëve, mjekëve, nëpunësve të çdo natyre dhe të afërmve të tyre, Partia Socialiste mori minimumin historik të votave në Elbasan edhe pse komisionet ishin të tyre, edhe pse manipuluan pafund me fletët dhe kutitë e votimit. Votimi i djeshëm monist i Edi Ramës ishte një maskaradë që nuk njeh kufij.  Një eksperiment i rrezikshëm që e dërgon vendin në katastrofë. Por siç e patë atij i thanë jo edhe vetë socialistët të cilët gjej rastin ti falënderoj sepse më në fund e kuptuan se cili është lideri i tyre i disekujlibruar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë