E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Elbasan, lirohen mjekët e ndaluar për vdekjen e nënës se re

Ilustrim · Vizion Plus

Lirohen nga burgu dy mjeket e spitalit të Elbasanit që u arrestuan për vdekjen e nënës së re Rexhina Debrova.

 

Reanimatori Nikolin Thana dhe kardiologu Mehmetaj Ibaj u lanë në detyrim paraqitje. Vendimi u dha nga gjykatësja Pajtime Ferhati, ndërsa të njëjtën kërkese pati bërë edhe organi i akuzës.

 

Mjeket u arrestuan pak orë pasi 25 vjeçarja humbi jetën nga një mpiksje gjaku në mushkëri pas operacionit cezarian ku ajo lindi një vajzë.

 

Familjarët e viktimës protestuan para gjykatës në momentin që mbahej seanca duke i akuzuar doktoret për neglizhence. Sipas tyre ata nuk kanë qënë në sallë gjatë gjithë procesit të lindjes me operacion.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh