Subscribe

Një 51 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës duke u gdhirë e hëna, në periferi të qytetit të Elbasanit, përgjatë rrugës qe lidh qytetin me zonën e Metalurgjisë. Viktima, trupi i të cilit u gjet i pajetë në oborrin e një lokali në fshatin katundi i ri, është Saimir Beqiri, baba i tre fëmijëve. Ai ishte pronar i një pike karburanti dhe merrej edhe me tregti ushqimore. Burime e policisë thonë për Vizion Plus se, viktima po udhëtonte me makine kur është  ndjekur nga 2 atentatorë që e ndiqnin me një automjet tip “Mercedes- Benz” dhe mbanin paruke. Beqiri ka  ndaluar dhe ka hyre ne ambientet private të lokalit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë vrasësve, që e kane qëlluar disa herë dhe janë larguar me shpejtësi. Këto konkluzione dolën, pasi u këqyrën kamerat e sigurisë në vendin ku u ekzekutua 51-vjeçari, ndërsa në komisariat u shoqëruan 20 persona, 3 prej te cilëve punonjës te biznesit që i përkiste viktimës. Policia ka nisur hetimet në disa pista dhe më kryesorja është ajo e hakmarrjes, pasi Beqiri  njihej në zonë si i përfshirë në trafiqe të qenieve njerëzore dhe të drogës. Ai ka qenë i shoqëruar si një nga te dyshuarit për masakrën e shkurtit të këtij viti në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë, pjesëtarë të fisit Çapja. Saimir Beqiri është vëllai i Gentian Beqirit,që u ekzekutua me pistoletë me silenciator në banesën e tij në vitin 2012. Ai u qëllua nga dy persona teksa ishte në arrest shtëpie, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Sokol Capja. Ne këtë ngjarje mbeti viktime edhe babai i Gentianit, Nezir Beqiri, i cili u godit disa here me qytën e pistoletës. Policia ende nuk ka arrestuar asnjë person si te dashur për këto vrasje seri që kane ndodhur ne qytetit e Elbasanit gjate 10 viteve te fundit. Ekspertet kane ngritur dyshimet se ekzekutimit i kësaj te hëne mund te jete bere nga vrasës me pagese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *