E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Elbasan/ Frika nga COVID-19 i ka stepur prindërit të shkojnë në spital

Frika e përhapjes së COVID-19, ka bërë që shumë prindër në Elbasan të kujdesen dhe të mjekojnë në shtëpi fëmijët që janë prekur nga virozat e stinës, duke anashkaluar kështu shërbimin spitalor.

 

Mjekët pediatër shprehen se numri i fëmijëve të prekur nga virozat janë shumë herë më pak se vitin e kaluar. Sipas tyre, në këtë qark nga fillimi i pandemisë janë shënuar 40 fëmijë pozitiv me COVID-19.

 

Reklamë

Dyshohet se numri i fëmijëve të prekur nga COVID-19 në Elbasan të jetë më i madh. Në këto kushte mjekja apelon që të zbatohen protokollet e higjienës dhe të mos neglizhohen shenjat e para të virusit si kolla, temperatura, dhimbjet e trupit etj.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë