Subscribe

Nuk ndalet krimi në familje. Këtë radhë protagonist i një skene horror është bërë një 30 vjeçar nga Elbasani. Mëngjesin e kësaj të enjteje, Ardit Zenelhoxha mbyti me duar nënë e tij, Hedijen 67 vjeçe. Policia e njoftuar nga fqinjët ka gjetur autorin e krimit brenda apartamentit në katin e dytë, në gjendje shoku. Ai është arrestuar pa bërë rezistencë dhe është dërguar në komisariat. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes tronditëse, por nga të dhënat e marra prej të afërmeve dhe fqinjëve, besohet se ajo ka lidhje me varfërinë. Familja ishte në krizë ekonomike e duket se kjo ka sjellë konflikte të vazhdueshme. Vetë 30-vjecari Ardit Zenelhoxha nuk i ka treguar ende rrethanat e krimit. Por ekspertiza mjeko ligjore, ka zbuluar se gruaja e moshuar kishte shenja dhune në qafë, çka shton dyshimet se ai është autor i krimit tronditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *