Subscribe

Një ditë pas ekzekutimit mafioz të ish-shefit te luftës ndaj krimit ekonomik Ervin Dalipaj e mikut te tij,  hetuesit e krimeve të rënda mendojnë se shënjestër e sulmit ishte 27-vjecari Juxhin Dauti. Ndonëse nuk përjashtohet dhe pista e hakmarrjes për Dalipajn ekspertet thonë se për nga dinamika e kryerjes së krimit, por edhe këndit të predhave e bëjnë me te besueshëm variantin qe shënjestër te qenë Dauti. Burime pranë policisë thanë se 27-vjecari i akuzuar për vrasje në Vlorë e grabitje me dhunë në Itali, dyshohet i përfshirë dhe në një tjetër ngjarje kriminale në Shijak. Ndonëse nuk bëhet me dije, blutë po hetojnë pistën e një vrasjeje të ndodhur në këtë zonë përgjatë dy viteve të fundit, kohë në të cilën apeli i Vlorës liroi nga burgu Juxhin Dautin.

 

Per sa i përket vendit të ngjarjes, ekspertët mendojnë se në atentat janë përfshirë dy automjete të autorëve. Hetuesit thanë se për shkak të rrezikshmërisë se larte Dalipaj dhe Dauti përdornin automjetin tip Audi mjaft të shpejtë, madje te modifikuar dhe ne vendin e origjinës Gjermani. Ata ruheshin ndaj dhe atentati duhej te ishte i mireorganizuar. Për këtë, sipas ekspertëve, kanë shërbyer dy automjete njëri prej të cilëve i ka zënë rrugën në pjesën e  përparme, ndërsa tjetri ka lëshuar breshëritë e kallashnikovit në krahun e drejtuesit Juxhin Dauti. Viktimat janë qëlluar dhe nga para makinës, e cila doli jashtë rruge dhe përfundoi buzë autostradës Durrës Tiranë.

 

Në vendin ngjarjes u gjetën 32 gëzhoja kallashnikovi ndërsa. Në makinën e viktimave u gjet dhe një armë zjarri me 15 fishekë. Gjithashtu në automjet u gjet dhe nje shume prej 5 mijë eurosh e disa aparate telefoni celularë. Deri tani në polici janë shoqëruar 18 persona qe mund te kenë dijeni per ngjarjen. Pak para atentatit mjeti luksoz që drejtohej nga Dauti ka qëndruar në një servis makinash në zonën e Sukthit, ndërsa automjeti ishte marrë me qira, por në emër të një personi tjetër i cili nuk ka lidhje me ngjarjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *