E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekzekutohet para familjarëve zyrtari brazilian që po mbronte fiset indigjene

Policia e Brazilit po heton vrasjen e një zyrtari, i cili kishte punuar për të mbrojtur fiset indigjene të Amazonës nga fermerët dhe prerësit e pyjeve që po përpiqne të zaptojnë tokat në këtë pyll.

 

Reklamë

Maxciel Pereira dos Santos thuhet nga ana e autoriteteve se u qëllua dy herë në kokë në qytetin Tabatinga, afër kufirit të Brazilit me Kolumbinë dhe Perunë.

 

Reklamë

Zyrtarët e Unionit thanë që Santos u qëllua para anëtarëve të familjes së tij.

 

Vrasja vjen mes zemërimit ndërkombëtar mbi shkallën e shkatërrimit të pyjeve të shiut të Amazonës në Brazil.

 

Të paktën 80,000 zjarre janë regjistruar në Amazonë midis janarit dhe gushtit të këtij viti – më shumë se dyfishi i numrit në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë