E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutohet një 38-vjeçar tek “Kodra e Diellit” në Tiranë

Një 39-vjeçar  u ekzekutua në mesnatë në Tiranë. Briken Sanaj nga Lezha u qëllua me kallashnikov në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet dhe për pasojë ndërroi jetë.

 

Policia arriti të gjente vetëm një gëzhojë, ndërsa sipas burimeve 39-vjeçari mori 3 plumba në trup, që i shkaktuan vdekjen. Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga garazhi ku parkoi makinën.

 

Sanaj mësohet se ishte me disa shokë të tij, të cilët u munduan ta dërgonin në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Briken Sanaj, prej më shumë se 1 viti ishte rezident në këtë zonë dhe njihej edhe me emrin Anton Gjini.

 

Dyshohet se ekzekutorët ishin 2. Njëri prej tyre hapi zjarr me kallashnikov, ndërsa tjetri drejtonte mjetin. Ndërkohë, kamerat e sigurisë në zonë fiksuan skenën dhe pritet që të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

 

Pak minuta pas atentatit në Qafë Kashar u gjet i djegur një mjet tip ‘Benz’, i cili dyshohet se u përkiste autorëve. Targat e mjetit rezultojnë të jenë të vjedhura. Brenda makinës u gjet gjithashtu edhe arma tip kallashnikov, me të cilën u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video