E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ekzekutohet me armë zjarri efektivi i policisë në Kosovë

Një efektiv i Policisë së Kosovës, i identifikuar si  Muhamed Lika ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Policia u njoftua rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 1 Prillit, se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar efektivin në spital.

Reklamë

Por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, efektivi ka ndërruar jetë.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë