Kreu i familjes së krimit të Gambino të Nju Jorkut, Frank Cali, është vrarë jashtë shtëpisë së tij të mërkurën.

 

Cali, 53 vjeç, u qëllua disa herë në lagjen Todt Hill të Staten Island të mërkurën mbrëma dhe vdiq më vonë në spital.

 

Sipas dëshmitarëve, vrasësi u arratis nga skena e krimit me një makinë blu.

 

New York Times thekson se kjo është vrasja e parë e një bosi krimi në qytet që prej vitit 1985.

 

Familja Gambino është një nga pesë familjet historike të mafies italiane dhe amerikane në New York.

 

Dëshmitarët thanë se vrasësi i Cali-t, pasi qëlloi 6 herë u afrua dhe verifikoi nëse bosi I familjes Gambino kishte vdekur apo jo e më pas u largua.

 

Vrasja u pa dhe nga anëtarët e familjes, të cilët në momentin e ngjarjes nxituan me shpresën se do e shpëtonin por çdo gjë ishte e kotë.

 

Sipas policisë ende nuk dihet se kush mund të jetë shkaku I ngjarjes ndërsa ka bërë me dije se ka nisur hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Sipas New York Times, vrasja e fundit e një bosi mafioz ishte bërë në vitin 1985 kur Paul Castellani I familjes Gambino u qëllua jashtë një restoranti me urdhër të John Gottit.

 

Pas vrasjes së Castellanit, Gotti mori drejtimin e familjes Gambino deri në vitin 1992 kur ai u arrestua e u dënua me akuzën e pesë vrasjeve. Dënim ku gjeti dhe vdekjen në vitin 2002.

 

Familja Gambino dikur konsiderohej grupi më i madh i krimit të organizuar në SHBA, sipas New York Times, por filloi të binte pasi Gotti dhe figura të tjera të larta u burgosën.

 

Francesco “Franky Boy” Cali thuhet se ka marrë përsipër drejtimin e organizatës nga Domenico Cefalu në 2015.

 

Besohet se ai kishte vetëm një dënim penal, për komplot për të zhvatur paratë në vitin 2008 për të cilin ai kreu 16 muaj burg.

 

Lagjja e pasur e Staten Islandit në Todt Hill është e njohur për lidhjet e saj të krimit. Ajo u përdor si vend për kompleksin e bosi të krimit të imagjinuar Don Corleone në filmin 1972 The Godfather. Paul Castellano gjithashtu zotëronte një shtëpi atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *