Shkodra u trondit nga një atentat në orët e drekës së kësaj të premteje, ku viktimë mbeti 36 vjecari Elis Rroshkodoli.
Ai ka qënë duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”, kur një person i është afruar duke qëlluar plot 16 herë në drejtim të tij dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Lexo edhe :
Ngjarja ndodhi rreth orës 12.30 minuta, ndërsa viktima duket se ka qënë i përgatitur për një atentat të tillë, pasi policia i gjeti në cantën e dorës në tryezën ku mbeti i vrarë, 1 pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Autori pasi kreu krimin arriti të largohej me një automjet, ndërsa në zonë mbërritën forca të shumta policie dhe ekspertë të kriminalistikës. Në ndihmë të tyre shkuan dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, që janë vënë në ndjekje të autorit, ndërsa paralelisht janë ngritur pika kontrolli në disa akse të qytetit.
Ngjarja shkaktoi panik në zonë, pasi ajo ndodhi disa metra larg stadiumit “Loro Borici” dhe tregut të Zdrales, që në mesditë është ndër më të frekuentuarit në qytet.
Autori për shkak të disa daljeve në rrugë dytësore, mendohet të jetë larguar në unazën perendimore, prandaj policia po grumbullon pamjet e sigurisë në pikat kyce të zonës.
Emri i 36-vjeçarit Elis Roshkodoli nuk është i panjohur për policinë. Ai rezulton i përfshirë në një ngjarje në vitin 2023 në Rumani, ku plagosi një rumun, e më pas u arratis drejt Stambollit, si dhe në vitin 2014 në Belgjikë ku me një grup shqiptarësh u përfshi në grabitje./vizionplus.tv






