Ekzekutohet  me arme zjarri një 28- vjeçar në Tirane. Mario Majollari është qëlluar për vdekje pranë banesës se tij ne zonën e ish- kinostudios. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth orës 20.30, ne afërsi te rrugës “Aleksandër Moisiu”.

 

Grupi hetimor ka mbërritur  ne vendngjarje  dhe po grumbullon provat për te arritur tek autoret e krimit ende te paidentifikuar.

 

Ndërsa forca te shumta policie kane ngritur postblloqe  ne te gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes. Ndërsa janë marre ne pyetje dëshmitarët qe ndodheshin ne zone si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë te bizneseve përreth.

 

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje pasi babai i viktimës, Avni Majollari është dënuar vite më parë me burgim te përjetshëm për vrasje te dyfishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *