Subscribe

Hans Jonuzaj, është njohur sot me masën e sigurisë ne gjykatën e rrethit të Vlorës, për vrasjes me bresheri plumbash të  31 Vjecarit, Tauland Gjika mesditën e së mërkurës  në rrugën TransBallkanikë.

 

“Arrest me Burg”, raporton Vizion Plus,  është vendimi që ka dhënë gjykata pas kërkesës së prokurorise, për vepren penale “ Vrasje me Paramendim” dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake.

 

Por edhe pas këtij ekzekutimi të rëndë në mes të ditës së tre marsit, Hans Jonuzaj është shfaqur krejt i qetë para trupës gjykues dhe nuk ka shfaqur pendesë që u bë bashkepuntor i këtij krimi.

 

Ai akuzohet se ka pasur rolin e shoferit qe ndihmoi dy autorët e dyshuar, Skerdjan Gabriani dhe Elton Hajnaj të largoheshin nga vendi i ekzekutimit në kohë.

 

Deri më tani uniformat blu për këtë ngjarje të rëndë kanë shoqeruar më shumë se 12 Persona dhe jane ende në kërkim të dy autorëvë e dyshuar.

 

Dy autorët  të maskuar ndodheshin në një makinë të tipit “Ford” kur kanë qëlluar viktimën i cili po udhëtontë me dy persona të tjerë me një mjet të tip Benz.

 

Mësohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një borxh i pakthyer i viktimës kundrejt autorëve, ndërsa ende vazhdojne hetimet për të bërë të plotë zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *