Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e biznesmenit të vrarë me plumb në kokë, Eduard Reçi.
52-vjeçari u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës ku humbi jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Plumbi i kishte kaluar në kokë tej për tej.
Grupi hetimor që po heton vrasjen e biznesmenit ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë.
Fatkeqësisht pamjet e sigurisë nuk kanë filmuar autorin ose autorët për shkak të errësirës.
Në pyetje janë marrë familjarët e tij, të cilët kanë mohuar që të kenë dijeni për konflikte të Reçit me persona të tjerë. Ndërkohë në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.
Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë më herët ka qënë drejtor në institucionin e SHISH./vizionplus.tv







