E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutimi i “Rramanit” të Elbasanit/ Merret në pyetje një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar u shoqërua nga Policia e Elbasanit për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G. C., por ende nuk dihen nëse ai është i dyshuar apo thjesht do të japë dëshminë e tij. Shoqërimi i tij vjen pas arrestimit të babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa.

Reklamë

Familja Manahasa posedon një pikë servisi, ndërsa akuzohet se ka gisht në transformimin e mjetit tip “Volkwagen” që autorët përdorën për të ekzekutuar një javë më parë Emiljano Ramazanin, 39 vjec.

Një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme. Sipas gazetarit të Report Tv, personi është identifikuar me iniciale G.C rreth moshës 30 vjeç.  Akoma nuk dihen detaje të reja në lidhje me shoqërimin e tij.

Më shumë video

Reklamë