Subscribe

Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Taulant Balla beson se drejtësia do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

 

Në 21 prillin e një viti më parë, tre ditë para zgjedhjeve parlamentare Pjerin Xhuvani, mbështetës i Partisë Socialiste u vra në mes të qytetit nga Arbër Paplekaj, si i dyshuari kryesor i ngjarjes që prej më shumë se një viti është në arrest me burg.

 

Sot si ish drejtues politik i qarkut të Elbasanit, që u trondit tre ditë para zgjedhjeve nga vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e katër të tjerëve, Taulant Balla deklaron:

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet, unë kam besim te drejtësia.

 

11 ditë para përkujtimit të genocidit serb në Srebrenicë, Partia Socialiste dorëzoi  rezolutën që e dënon atë. Ajo do të votohet në kuvend në 7 korrik, në një seancë ku të ftuar do të ketë edhe përfaqësuese të politikës në Bosnje-Hercegovinë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Theksohet qartë qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe momente te tjera që lidhen më çdo formë genocidi. Dokumenti është punuar nga ekspertët më të mirë dhe natyrshëm edhe në komonikim të vazhdueshëm me institucionet që përfaqësojnë politikën e jashtme të një vendi, sikundër Shqipëria.

 

Kjo është hera e dytë që parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë që dënon genocin serb në Srebrenicë. E para u votua kundër nga mazhoranca qeverisëse pasi ajo mbante firmën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe për të cilën Partia Socialiste është zotuar se çdo nismë ku ndodhet firma e tij, do të rrëzohet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.