Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati i pasdites së të hënës në Durrës, ku mbetën të vrarë vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe është zbuluar se është qëlluar nga një automjet tip “Toyota” ngjyrë gri.

Teksa janë marrë në pyetje edhe 40 persona për të zbuluar detaje të tjera, forcat e policisë po analizojnë edhe celularët e dy viktimave.

Viktor Haxhia dhe vëllai i tij Besmir Haxhia ishin banorë të Spitallës, por origjina e familjes së tyre është nga Puka.

Ata kishin një biznes tek tregu i makinave që lidhet me shitjen dhe dhënien me qira të automjeteve, ndërkohë që Viktori kishte mbaruar në vitin 2018 studimet në degën juridike dhe më vonë ishte pajisur edhe me licensën e avokatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *