E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për grekun

Prokuroria ka kërkuar burg të përjetshëm për ish-anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimiou, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit. Sipas akuzës, dyshohet se Efthimiou është vrasës me pagesë.

Nga ana tjetër, Elton Halipaj akuzohet se është pjesë e grupit kriminal dhe është përfshirë në ekzekutimin e Devi Kasmit duke siguruar armët e vrasjes.

Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit të vitit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Dyshohet se vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë