Ekstradohet nga Greqia Viktor Floqi i dënuar me 8 vjet burg, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

 

Shtetasi Viktor Floqi, 29 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të “Trafikim i personave të rritur”.

 

Floqi ka trafikuar me qëllim prostitucioni nga Shqipëria në Itali shtetasen J.H, banuese në lagjen “Partizani” Elbasan.

 

Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Athinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *