Subscribe

Produktet bio, prodhimet dhe punimet tradicionale të zonës së njohur të Kolonjës janë ekspozuar në një panair në qendër të qytetit të Ersekës. Panairi solli për vizitorët e shumtë traditën dhe kulturën që nga veshjet tradicionale e deri tek prodhimet dhe ushqimet të zonës.

 

Ylli Çabei, i cili prej vitesh merret edhe me prodhimin e reçelrave, glikove, por edhe shuruprave, thotë se synimi është te zgjerojë edhe më tej aktivitetin.

 

“Unë kam paraqitur pesë lloje glikosh, pekmezë, narden, lëng qershie, petulla. Të gjitha janë të zonës. Unë jam kuzhinier, nuk kam punishte, i bëj në shtëpi. Kam 20 vjet që i bëj.”

 

Sixhadetë dhe qilimat prej leshi janë të njohura në krahinën e Kolonjës. Sofika Bilbilushi në ketë panair është paraqitur me një stende me këto punime por edhe me zairetë e dimrit.

 

“Punimet e leshta i kam punuar unë, ja vlejnë. Ka edhe vendas që i kërkojnë, edhe të huaj. Sivjet kanë marrë më shumë vendas. Edhe turistët e huaj kërkojnë, bëjnë vizitë në muzeun e qytetit dhe më pas pyesin për qilimat kush i bëjnë. Merrem edhe me zajre, kam nja dy vjet. Tregu ecën. Zajret i duan.”

 

Ky është panairi i dytë i organizuar në Bashkinë e Kolonjës me agro-përpunuesit e kësaj zone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *