Subscribe

Biblioteka Kombëtare ka nxjerrë nga arkiva 800 vepra të rralla dhe origjinale që ruhen prej 1 shekulli në institucionin e kujtesës ku shumë prej tyre prezantohen për herë të parë për publikun.

 

Ekspozita me emrin “Thesaret e Bibliotekës” rrugëtimin e nis në vitin 1473 me librin e Papa Piut të dytë më i vjetri në fondin e Bibliotekës dhe pasohet nga një sërë veprash të tjera nga humanistë  dhe intelektuale shqiptare dhe të huaj.

 

Ekspozita me libra antikuare, dokumente dhe dorëshkrime të Aristotelit, Strabonit, Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit, Marin Barletit dhe shumë emrave të tjerë për Piro Mishën ka një mision kthimin e  identitetit dhe vëmendjes tek Biblioteka Kombëtare që sot ruan pasuri të mëdha.

 

Kjo ekspozite për drejtuesit e qendrës për komunikim dhe dialog në kryeministri, është e një rëndësie të veçantë.

 

Ekspozita do të qëndroje e hapur deri ne 31 Tetor në ambientet e Kryeministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *